Duke komentuar uljen e pagave të funksionarëve, kryetari i ZNAM dhe i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski në emisionin “Klik Plus” në TV21 tha se nuk ka asgjë kundër uljes së pagave, por theksoi se ka persona që mbajnë përgjegjësi të madhe dhe nënshkruajnë dokumente që bartin përgjegjësi penale.
Për veten e tij, ai deklaroi se nuk jeton nga paga, por se është marrë me biznes privat, ka punuar jashtë vendit dhe ka investuar e riinvestuar.
“Nuk dua të keqkuptohem, unë kam qenë i kënaqur dhe jam i kënaqur me pagën që marr, sepse unë nuk jetoj nga paga. Jam marrë me biznes privat që nga viti 1998 dhe për shkak të politikës e lashë atë. Kam punuar jashtë vendit, kam investuar dhe riinvestuar, dhe nuk jetoj nga politika, prandaj jam i lirë t’i them kujtdo atë që mendoj”, tha Dimitrievski.(INA)