Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka miratuar raportin zyrtar mbi realizimin e Strategjisë për Transparencë 2023–2026, i cili dëshmon përparim të dukshëm në hapjen e institucioneve ndaj qytetarëve. Mbi 20 institucione qeveritare kanë publikuar plotësisht informacionet e kërkuara nga publiku, ndërsa 22 institucione kanë bërë transparente procedurat e tyre të prokurimeve publike hapa konkret që forcojnë besimin e qytetarëve në menaxhimin e fondeve publike.
Në seancën e sotme, Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për realizimin e konkluzioneve të Strategjisë për Transparencë(2023–2026). Raporti pasqyron rezultate të matshme të arritura nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit për politikat e qeverisjes së mirë, ministritë dhe institucionet e tjera shtetërore.
Arritjet kryesore të raportuara:
•Transparencë aktive ndaj qytetarëve
20 institucione kanë publikuar në uebfaqet e tyre zyrtare të gjitha përgjigjet ndaj kërkesave për qasje në informata me karakter publik, anonime, duke filluar nga data 24.6.2024. Tre institucione e kanë përmbushur pjesërisht këtë obligim, ndërsa 15 institucione të tjera janë në fazën përfundimtare të publikimit.
• Hapje e procedurave të prokurimeve publike
22 institucione kanë publikuar procedurat e brendshme të prokurimeve në faqet e tyre zyrtare.
Pas përfundimit të periudhës së monitorimit, edhe Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë ka publikuarprocedurën e saj, duke ofruar një shembull pozitiv shtesë. Ndërkohë, 16 institucione të tjera janë në proces të finalizimit të publikimeve.
• Përmirësim i Planit të Veprimit
Është rishikuar dhe miratuar Plani i Veprimit i Strategjisë përTransparencë 2023–2026, me afate më realiste dhe me përgjegjësi të qarta të përcaktuara për secilën masë.
• Hapa digjital dhe përgatitje për të ardhmen
Ministria e Transformimit Digjital është duke punuar në krijimin e seksioneve të posaçme në portalin e Qeverisë për zëvendëskryeministrat dhe ministrat pa resor.
Gjithashtu, Grupi i Punës ndërinstitucional për hartimin e Draft-Strategjisë së re për Transparencë 2027–2029 është tashmë i formuar, ndërsa ditët në vijim pritet që qeveria të bëjë aprovimin formal të tij, për të nisur punën intensive gjatë muajit mars.
Zëvendëskryeministri për politikat e qeverisjes së mirë, Arben Fetai, theksoi se transparenca po kthehet në standard institucional:

“Miratimi i këtij raporti nuk është një formalitet administrativ, por dëshmi e një angazhimi real për t’u garantuar më të shpejtë dhe më të plotë në informacion. Përmes bashkëpunimit ndërinstitucional, po ndërtojmë administratë më të hapur, më llogaridhënëse dhe më të besueshme përqytetarët” potencoi ai në fjalën e tij gjatë seancës.
Në këtë mënyrë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut po dëshmon se transparenca dhe llogaridhënia nuk janë vetëm premtime politike, por procese konkrete që e afrojnë administratën me qytetarët dhe forcojnë besimin publik.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com