Një dokumentar i ri për Zonjën e Parë ,Melania Trump u shfaq në kinematë amerikane këtë fundjavë me rezultate që tejkaluan pritshmëritë e industrisë.

Filmi, i drejtuar nga Brett Ratner dhe i mbështetur nga Amazon MGM Studios, është në rrugën e duhur për të fituar rreth 8 milionë dollarë në vend në fundjavën e parë të premierës.

Analistët thanë se ky nivel i të ardhurave, do të përfaqësonte debutimin më të fortë për një dokumentar në afërsisht një dekadë, sipas Hollywood Reporter .

I xhiruar gjatë javëve para inaugurimit të Presidentit Donald Trump në vitin 2025, dokumentari ofron një perspektivë të stilizuar mbi rolin e Melania Trump si zonjë e parë. Ai u shfaq gjerësisht në të gjithë Amerikën e Veriut dhe në nivel ndërkombëtar, i mbështetur nga një fushatë agresive marketingu që përfshinte promovime në Las Vegas dhe një premierë botërore në Qendrën Trump-Kennedy në Uashington, e cila mori emrin e saj.

Disa kritikë e kanë etiketuar filmin si një pjesë promovuese dhe jo si një dokumentar konvencional, duke argumentuar se filmi nuk ofroi njohuri të reja mbi subjektin e tij.

Vlerësimet e audiencës në faqen e internetit Rotten Tomatoes kanë qenë kryesisht pozitive me një rezultat prej 99%./ Just the News.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com