ITALI- Një familje shqiptare prej 4 anëtarësh u shua në mënyrë tragjike mbrëmjen e së mërkurës në Itali. Referuar hetimeve paraprake, dyshohet se familja është helmuar nga monoksidi i karbonit.
Sipas mediave italiane, viktimat janë kryefamiljari Arti Kola, 48 vjeç, bashkëshortja e tij Jonida, 42 vjeçe, dhe dy fëmijët Hajdar dhe Xhesika Kola, përkatësisht 23 dhe 15 vjeç.
Kryefamiljari punonte për një kompani bojërash, ndërsa nëna ishte shtëpiake. Djali i familjes Kola punonte si elektricist për një kompani lokale, dhe vajza ishte nxënëse shkolle./abcnews.al

Mgid