Gjatë muajit janar (01.01.2026 – 31.01.2026), Sektori i Punëve të Trafikut pranë MPB-së ka realizuar kontrolle të përforcuara në të gjithë vendin. Fokus i aksionit ishin mjetet që nuk plotësojnë kushtet ligjore për errësimin e xhamave.
Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë gjobitur 101 pjesëmarrës në trafik dhe ndaj tyre janë marrë masat përkatëse ligjore.
Nga Ministria njoftojnë se këto aktivitete do të vijojnë edhe në ditët në vijim, duke u bërë thirrje shoferëve t’i përshtatin automjetet e tyre me rregullat në fuqi për të rritur sigurinë në rrugë.
Mgid