Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, ka deklaruar sot se kalimi ilegal në “Bit Pazar” duhet të mbyllet, kjo pasi ura që është aty pranë veçmë është në funksion.
Numri një i kryeqendrës sonë, tha se një kërkesë të tillë kanë bërë edhe grupet e këshilltarëve nga VLEN dhe BDI.
“Sinqerisht, medoj se kalimi ilegal duhet të mbyllet, për këtë temë jemi në koordinim edhe me sektorin e komunikacionit, sepse mbyllja e tij është kërkuar edhe nga ana e qytetarëve, por të njëjtën kërkesë për mbylljen e këtij kalimi e kishin edhe grupet e këshilltarëve nga VLEN dhe BDI. Mendimi im është se kalimi ilegal duhet të mbyllet sepse veçmë ura është, nuk jam kompetent por punoj me njerëz që kanë njohuri në sektorin e komunikacionit të cilët pritet së shpejti të më sjellin vendim dhe të veprojmë, sa më shpejtë”, – ka deklaruar Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.