Një kontroll rutinë i policisë së Gostivarit mbrëmë është kthyer në një arrestim të trefishtë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në rrugën “JNA”, ku policia ndaloi një automjet të tipit “Chevrolet Spark”.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur një kuti me marihuanë te 23-vjeçari me iniciale H.L., i cili shoqërohej nga dy persona të tjerë, B.Z. (27) dhe A.Z. (24).

Ajo që e rëndon edhe më shumë situatën është papërgjegjshmëria në timon. Nga verifikimi doli se shoferi, A.Z., po e drejtonte makinën pa pasur fare leje drejtimi, ndërsa vetë automjeti “Chevrolet” ishte me regjistrim të skaduar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume