Milionerja dhe filantropistja Melinda Gates ka deklaruar se përmendja e emrit të ish-bashkëshortit të saj, Bill Gates, në dokumente të reja që lidhen me kriminelin e ndjerë Jeffrey Epstein, i ka rikthyer kujtime të dhimbshme nga periudha e martesës së tyre.

Ajo ka thënë se ndjen trishtim të thellë për akuzat e përmendura në dokumentet e Epstein dhe beson se të gjithë ata që përmenden, përfshirë edhe ish-bashkëshortin, duhet të mbahen përgjegjës.

“Jam shumë e lumtur që jam larg gjithë asaj papastërtie,” është shprehur Melinda Gates.

Çifti u divorcua në vitin 2021, pas 27 vjetësh martesë.

Dokumentet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së përfshijnë një pretendim të Epsteinit se Bill Gates kishte kontraktuar një sëmundje seksualisht të transmetueshme. Gates e ka quajtur këtë pretendim “absolutisht absurd”.

“Këto pretendime, që vijnë nga një gënjeshtar i provuar dhe i pakënaqur, janë plotësisht absurde dhe krejtësisht të pavërteta,” deklaroi një zëdhënës i Bill Gatesit.

Copenhagen Ranked 197 Wrinkle Creams—None Of The Luxury Brands Made Top 5
Beauty Lab Review
by Taboola
Bill Gates nuk është akuzuar për asnjë krim nga asnjë prej viktimave të Epsteinit, dhe fakti që emri i tij shfaqet në dokumente nuk nënkupton ndonjë aktivitet kriminal.

Mediat amerikane kanë raportuar më herët se Melinda Gates ishte e shqetësuar për marrëdhënien e bashkëshortit me Epstein edhe para divorcit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com