Në vazhdën e aktiviteteve për organizimin dhe konsolidimin e degëve, Partia Demokratike Shqiptare mbajti Kuvendin Zgjedhor të Degës në Haraçinë.

Me votë unanime, kuvendarët për kryetar të Degës në Haraçinë zgjodhën z. Ismet Sinani. Gjithashtu, në kuadër të këtij kuvendi u zgjodh edhe kryesia e re e degës, e cila do të punojë në koordinim të plotë për realizimin e objektivave programore dhe organizative.

Kuvendin e përshëndeti edhe kryetari i partisë, z.Menduh Thaçi, i cili theksoi rëndësinë e unitetit, disiplinës organizative dhe mobilizimit të strukturave për sfidat politike që e presin partinë në periudhën e ardhshme.

Ky kuvend shënon një hap të rëndësishëm në fuqizimin dhe riorganizimin e strukturave të PDSH-së në Haraçinë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume