Në ditën e parë të funksionimit të sistemit “Qytet i Sigurt” janë regjistruar 646 kundërvajtje…

Në ditën e parë të funksionimit të sistemit “Qytet i Sigurt” janë regjistruar 646 kundërvajtje, që paraqet një ulje drastike krahasuar me 120 mijë kundërvajtje gjatë periudhës testuese. Për kalim në semafor të kuq janë konstatuar 64 kundërvajtje, shumica në territorin e Shkupit – 35 raste.

Për tejkalim të shpejtësisë së lejuar janë regjistruar 582 kundërvajtje, prej të cilave 445 në Shkup, 36 në Tetovë, 31 në Kumanovë dhe 70 në Korridoret 8 dhe 10.

Janë shqiptuar 101 ndalesa për drejtimin e automjetit, mbi bazën e këtyre dy llojeve të kundërvajtjeve, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Qytetarët shprehen të kënaqur dhe shpresojnë se gradualisht do të përmirësohet kultura e komunikacionit në vend.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com