Me fjalë të tjera, ai kërkoi nga Prokuroria që në këtë lëndë konkrete t’i rishqyrtojë pretendimet e saj dhe të ndalë procedurën për një pjesë të të akuzuarve, të cilët ngarkohen për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme. Në një deklaratë për mediat lidhur me kërkesën e tij, avokati Petre Shilegov tha se për të njëjtën kualifikim penal, për disa persona procedura ndalet, ndërsa për të tjerë vazhdon.

Avokati Petre Shilegov, mbrojtës i ish-këshilltarit në Ministrinë e Ekonomisë, Shofket Hazari, i akuzuar në procesin gjyqësor për rastin “Puls”, në fillim të seancës së sotme iu referua brifingut të Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP-NKOK) të mbajtur të premten, në lidhje me ndalimin e procedurës për shtatë punonjës policorë.

Konkretisht, siç njoftuan nga PTHP-NKOK, këta punonjës policorë kanë qenë kompetentë për të kryer kontrolle lidhur me përmbushjen e kushteve për mbrojtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe sigurisë në trafik, por jo edhe kontrolle që kanë të bëjnë me kushtet e mbrojtjes kundër zjarrit dhe kushtet minimale teknike për ushtrimin e veprimtarisë hotelierike, të cilat nuk janë në kompetencën e tyre.

“Për rrjedhojë, veprimet e tyre nuk mund të vihen në një lidhje të drejtpërdrejtë shkak-pasojë me shpërthimin e zjarrit atë mbrëmje kritike”, thanë nga PTHP-NKOKtë premten.

Duke iu referuar këtij momenti të vendimit të PTHP-NKOK, Shilegov deklaroi se veprat për të cilat është ndalur procedura ndaj shtatë punonjësve policorë përkojnë me ato për të cilat ndiqen penalisht një pjesë e të akuzuarve për zjarrin, ndaj të cilëve është në zhvillim proces gjyqësor. Në këtë drejtim, ai theksoi se Prokuroria Publike që përfaqëson aktakuzën duhet t’i rishqyrtojë pretendimet e saj. Sipas Shilegovit, arsyetimi i PTHP-NKOK dhe pretendimet në aktakuzën për zjarrin janë kontradiktore.

“E lus Prokurorinë Publike ta rishqyrtojë mendimin dhe qëndrimin e saj. Nëse ndaj policëve nuk mund të iniciohet procedurë për rrezikim të sigurisë së përgjithshme, atëherë Prokuroria duhet të sqarojë për cilët persona këtu të akuzuar mund t’u ngarkohet kjo vepër penale. Në vend që të vazhdojmë, mendoj se është më e arsyeshme që Prokuroria të përcaktojë për cilët persona mund të zhvillohet procedura. Një ditë gjykimi shtetit i kushton 150 mijë euro, gjë që tregon për joekonomicitetin e procesit”, tha Shilegov.

Me fjalë të tjera, ai kërkoi që Prokuroria në këtë rast konkret t’i rishqyrtojë pretendimet dhe të ndalë procedurën për një pjesë të të akuzuarve që ngarkohen për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme. Propozimit të tij iu bashkuan edhe mbrojtësit e të akuzuarve të tjerë.

Në deklaratën për mediat, Shilegov theksoi se për të njëjtën kualifikim penal, për disa persona procedura ndalet, ndërsa për të tjerë vazhdon.

Gjyqtarja Diana Gruevska-Ilievska, e cila kryeson këshillin gjykues prej pesë anëtarësh, lidhur me këtë çështje tha se edhe Gjykata me interes të madh e ka ndjekur brifingun dhe ka kërkuar vendimin e PTHP-NKOK për t’u njohur me të.

“Derisa Gjykata të marrë vendimin, ne vazhdojmë me procedurën. Për momentin nuk mund ta dimë nëse pretendimet përputhen me ato që janë pjesë e kësaj procedure”, tha gjyqtarja.

Prokurori publik Borçe Jovanov deklaroi se deri në këtë moment ata nuk i kanë në dispozicion aktakuzat e PTHP-NKOK, por theksoi se në këtë procedurë konkrete nuk janë të përfshirë punonjës policorë.

“Dua të theksoj se sot në këtë sallë gjyqi ndodhemi mbi bazën e një aktakuze të miratuar dhe të formës së prerë. Prokuroria Publike nuk i ka në dispozicion këto vendime të PTHP-NKOK dhe nuk ka informacion nëse aty janë të përmendur persona të dëmtuar, cilët janë ata dhe në çfarë konsiston dëmi i shkaktuar”, tha prokurori.

PTHP-NKOK të premten ngriti tri aktakuza ndaj punonjësve policorë të lidhur me ngjarjet në të ashtuquajturin kabare “Puls” në Koçan, që ndodhën më 16 mars, kur humbën jetën 63 persona dhe rreth 200 u plagosën. Bëhet fjalë për një procedurë të veçantë nga procesi gjyqësor që është aktualisht në zhvillim. Në tri aktakuzat janë përfshirë gjithsej 25 punonjës policorë, prej të cilëve disa janë shefa në policinë e Koçanit dhe të Shtipit. Një pjesë ndiqen për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme, ndërsa të tjerë për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar.

Njëkohësisht, është nxjerrë edhe urdhër për ndalimin e procedurës hetimore ndaj shtatë punonjësve policorë, të cilëve u ngarkohen veprime të ndërmarra në periudhën nga viti 2012 deri në vitin 2022. Duke qenë se kompetenca e Departamentit të Specializuar të PTHP-NKOK fillon nga viti 2018, Prokuroria do t’i vlerësojë vetëm veprimet e ndërmarra nga viti 2019 deri në vitin 2022, ndërsa për periudhën tjetër lënda është dërguar për veprim të mëtejshëm në PTHP Koçan, njoftuan nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com