Klekovski: Mbi 14.000 intervenime kirurgjikale për tumore, me jehonë të dobët për specializime për patologji
Gjatë vitit 2026 janë bërë rreth 14.000 intervenime kirurgjikale për tumore beninje dhe malinje, nga të cilat rreth 8.000 janë për kancer in-situ ose kancer i dyshuar, theksoi sot drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor (FSSH), Sasho Klekovski. Në konferencën për shtyp me rastin e Ditës botërore për luftë kundër kancerit – 4 Shkurti, Klekovski prezantoi të dhëna për zbulimin e hershëm, intervenimet kirurjgikale dhe risitë në diagnostikimin dhe terapinë.
Drejtori i FSSH theksoi se vitin e kaluar forkusi ka qenë i vendosur në përforcimin e zbulimit të hershëm përmes furnizimit të pajisjes dhe rritjes së numrit të kontrolleve.
“Intervenime të plota, kontrolle për gjirin, duke përfshirë mamografinë, ultrazërin, rezonancën magnetike, biopsinë janë bërë mbi 13.000 në vitin 2025. Endoskopi, duke përfshirë rektoskopi, gastroskopi, kolonoskopi janë bërë rreth 18.000 gjithsej, me atë që mund të them se nuk jemi të kënaqur nga numri i kolonoskopive të bëra, duke marrë parasysh se të gjithë qytetarët mbi 50 vjeç duhet të bëjnë një kolonoskopi parandaluese dhe i inkurajoj të gjithë të rriturir që ta bëjnë këtë”, tha Klekovski
Sipas të dhënave të FSSH, në vitin 2025 janë realizuar gjithsej 17.581 ekzaminime endoskopike, nga të cilat 7.096 ishin kolonoskopi dhe 9.807 ishin gastroskopi. Në fushën e diagnostikimit të gjirit, janë kryer gjithsej 13.042 shërbime, ku dominojnë mamografitë me 7.076 ekzaminime.
Klekovski theksoi se progres i rëndësishëm është arritur në patologji dhe në diagnostikën molekulare, me rritjen e buxheteve për Institutin për Patologji dhe Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), si dhe përfshirjen e Fakultetit Matematiko-Natyror (FMN) në rrjet. Edhe krahas punësimeve të reja dhe katër specializimeve të ndara, drejtori i FSSH paralajmëroi në deficit serioz të kuadrit në periferi.
“Lajmi i mirë është se ka punësime të reja edhe në Klinikën për Radioterapi dhe Onkologji, në Institutin për Patologji, gjithsej katër spcializantë të rinj. Lajmi i keq është se në dy shpallje të përsëritura për patologji, pesë vende gjithsej, nuk është paraqitur asnjë kandidat”, theksoi Klekovski.
Edhe krahas kufizimeve kadrovike, në vend janë bërë mbi 20.000 analiza histopatologjike dhe rreth 2.000 hulumtime molekulare dhe gjenetike. Si risi vendoset “testimi refleks”, i cili duhet dukshëm ta shkurtojë kohën e diagnostikimit .
Lidhur me Onkologjinë, Klekovski informoi se buxheti për ilaçet në vitin 2025 është rritur me 70 për qind krahasuar me vitin e kaluar, me qëllim sigurimin e vazhdimësisë së terapisë. Ai gjithashtu njoftoi nevojën për rinovimin urgjent të udhëzuesve zyrtarë të trajtimit, të cilët datojnë që nga viti 2008.
Në repartin kirurgjikal, statistikat tregojnë se në vitin 2025 janë kryer gjithsej 13.993 operacione mbi tumoret sipas sistemeve të organeve, si dhe 7.907 operacione mbi neoplazmat in-situ dhe të dyshimta. “Ky është një numër i konsiderueshëm që kirurgët tanë në Maqedoni kanë arritur ta arrijnë dhe ne duhet t’u japim atyre njohje”, thotë Klekovski.
I pyetur për listat e pritjes dhe disponueshmërinë e terapive inovative, Klekovski është i vendosur se duhet të ketë kritere të qarta që do të vlejnë njësoj për të gjithë. “Nuk duhet të kemi qytetarë më të privilegjuar, shumë të privilegjuar ose të privilegjuar”, nënvizoi drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore.