Pakica maqedonase në Kroaci është e avancuar, sa i përket të drejtave dhe lirive, dhe kjo garantohet me Kushtetutë, theksoi sekretari shtetëror kroat, Zvonko Milas, në kuadër të takimit të shtatë të komisionit të përbashkët ndërqeveritar për mbrojtjen e pakicave mes vendit tonë dhe Kroacisë. Të njëjtat të drejta kërkojnë që të zbatohen edhe për kroatët që jetojnë brenda shtetit tonë dhe ky hap, zyrtari kroat shpreson, se do të arrihet me hapjen e Kushtetutës për mbrojtjen dhe zgjerimin e të drejtave të komuniteteve.
“Me kënaqësi dua të them se në Kroaci, pakica maqedonase është shumë e mbrojtur në raport me të drejtat e pakicave të cilat garantohen me Kushtetutë, dhe, besoj se një ditë ashtu do të jetë edhe me kroatët në Maqedoni. Sipas deklaratave të përfaqësuesve të lartë dhe lëvizjeve pozitive, jam i sigurt se së bashku do të punojmë në atë që kroatët të marrin gjithçka që ju duhet, që të definohen si pakicë dhe besojmë se kjo do të zgjidhet me hapjen e parë të Kushtetutës maqedonase.”, – deklaroi sekretari shtetëror në Kroaci, Zvonko Milas.
Dimitrovski: Të drejtat e njeriut, agjendë e jona
Zëvendësministri i Jashtëm, Dimitrovski, siguron se liritë njerëzore janë bazike për demokracinë e shtetit dhe pjesë e agjendës evropiane.
“Mbrojta e pakicës nuk është vetëm çështje e së drejtës, por është pasqyrë e pjekurisë politike të një shteti. Për ne multietniciteti është pjesë e identitetit, ne jemi shoqëri e ndërtuar në bazë të parimit të bashkëjetesës, tolerancës dhe respektimit të dallimeve. Kujdesi për të drejtat e pakicave, edhe këtu edhe jashtë, është përcaktim i yni. Kjo është me rëndësi të veçantë në kontekst të agjendës sonë evropiane.”, – theksoi zëvendësministri i Jashtëm, Zoran Dimitrovski.
Në takim bilateral janë shqyrtuar mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm në bazë të marrëveshjes bilaterale të vitit 2007 të nënshkruar në Split, që përfshin progresin në fushën e arsimit, kulturës, mbështetjen institucionale për implementimin e rekomandimeve të komisionit.