Jacobo Mazzetti, drejtori i trashëgimisë së Lojërave Olimpike Dimërore Milano-Kortina në një konferencë shtypi më 19 shkurt 2026 / CMG

Koncepti i Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022, ka ndikuar thellësisht në Lojërat Olimpike Dimërore të Milanos. Modeli i qëndrueshëm duke përfshirë organizimin edhe në zona të ndara, do të bëhet gjithashtu një trashëgimi e rëndësishme që Milano i lë Lojërave Olimpike Dimërore 2030 në Francë, tha Jacobo Mazzetti, drejtori i trashëgimisë së Lojërave Olimpike Dimërore Milano-Kortina.

Në një konferencë shtypi të enjten në përgjigje të pyetjeve të gazetarit të CMG-së se cilat trashëgimi nga Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit u aplikuan në ato të Milanos dhe cilat do të vazhdojnë të aplikohen në Francë 2030 Lacopo Mazzetti tha: “Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022 ishin Lojërat e para pas shtimit të motos olimpike ‘Së bashku’. Rëndësia e tyre qëndron në unitetin dhe përgatitjen e përbashkët për Lojërat Olimpike Dimërore; Të bashkohemi për të zhvilluar së bashku objekte dhe për të krijuar një trashëgimi olimpike.”

Ai theksoi se kësaj here në Milano-Kortina u bënë investime të shumta në anën shkencore – teknologjike, sepse falë Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022 u njohën me forcën e shkencën dhe teknologjisë, ndaj shpresojnë të investojnë vazhdimisht në këtë drejtim”.

Njëkohësisht, edhe komiteti organizativ i Lojërave Olimpike Dimërore Francë 2030 do të shfrytëzojë gjithashtu trashëgiminë olimpike të Milanos, veçanërisht modelin e zhvillimit të lojërave në zona të ndara. Ky model ka shumë epërsi, përfshirë shfrytëzimin e stadiumeve dhe komplekseve spotive ekzistuese, nxitjen e zhvillimit të turizmit, investimeve dhe punësimit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume