Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka reaguar lidhur me situatën e fundit dhe ndëshkimin e qytetarëve që drejtojnë mjetet pa leje drejtimi, duke vënë theksin te nevoja për përkrahje sociale ndaj komunitetit rom.

​Përmes një qëndrimi publik, Lloga ka kërkuar që përtej zbatimit të ligjit, shteti duhet të tregojë ndjeshmëri ndaj kategorive të lëna pas dore. Ai ka propozuar që shteti apo komunat të financojnë pajisjen me patentë shoferi për anëtarët e komunitetit rom, të cilët mjetet e transportit i përdorin për mbijetesë ekonomike.

​”Nuk do t’i kushtonte asgjë shtetit apo komunave që të financojnë pajisjen me patentë shoferi për këta burra e gra, të cilët mbajnë dhe ushqejnë familjet e tyre,” ka deklaruar Lloga, duke rikujtuar se premtime të tilla kanë qenë pjesë e pothuajse çdo programi zgjedhor të kandidatëve për kryetarë komunash.

​Sipas ish-ministrit, zbatimi i ligjit duhet të shkojë paralelisht me ndihmën institucionale, sidomos për një komunitet që është lënë pas dore ndër vite. Ky propozim vjen në një kohë kur masat e fundit të MPB-së për konfiskimin e mjeteve kanë prekur ndjeshëm shumë familje që sigurojnë jetesën përmes grumbullimit të lëndëve të para apo tregtisë së vogël.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com