Sot, 07.02.2026, u mbajt mbledhja e parë me Liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, dhe kryetarin e ri të degës së BDI-së në Kërçovë, Dr. Arlind Sejdini, në prani të aktivistëve të BDI-së.

Në këtë takim u konfirmua njëzëri përkrahja e plotë e aktivit partiak për Kryetarin e Degës, duke shprehur unitet, përgjegjësi dhe gatishmëri për angazhim të përbashkët në funksion të riorganizimit dhe avancimit partiak në degën e BDI-së – Kërçovë.

Gjithashtu, në kuadër të riorganizimit dhe fuqizimit të strukturave, u njoftua për procesin e organizimit të ri të nëndegëve në të gjithë
territorin e Kërçovës. Ky proces synon rritjen e efikasitetit, përfshirjes dhe koordinimit më të mirë të aktiviteteve në çdo lagje dhe vendbanim, ku unanimisht u vlerësua se në afat prej 30 ditëve të mbahen kuvendet e nëndegëve dhe kuvendi i degës.

Aktivi i BDI-së në Kërçovë shpreh falënderim dhe konsideratë ndaj çdo anëtari dhe përkrahësi të përkushtuar ndaj parimeve dhe programeve
politike, të cilat gjithmonë janë në shërbim të çdo qytetari në vendin tonë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume