“Sabër” është vetëm një fjalë nga ambasadori i Shqipërisë, Denion Meidani. Pas motës “Foli Shqip o Taj”, Mediani duket se ka thumbuar sot ata që nuk kanë fuqi të bëjnë që provimi i Jurispodencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.

Nuk dihet nëse “Sabri” i referohet Zeeqirja Ibrahimit. Ky i fundit ka shkruar sot se, pas shumë vitesh, i kishin gënjyer kryeministrin e Shqipërisë se shqipja në RMV është bërë zyrtare. Më në fund, edhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup e kuptoi se shqipja te ne nuk është zyrtare.

“..pas shumë viteve e kishin gënjyer kryeministrin e Shqipërisë se shqipja në RMV është bërë zyrtare, më në fund edhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup e mori vesh se shqipja te ne nuk qenka zyrtare dhe se një provim i jurisprudencës në shtetin tonë nuk mbaheshka edhe shqip për së paku dy dekada me radhë,” ka shkruar Ibrahimi.

Pavarësisht përplasjes dhe ngacmimeve në rrjetet sociale, studentët shqiptarë të juridikut vazhdojnë që provimin e Jurispodencës ta mbajnë në gjuhën maqedonase./TS/

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com