Legjenda e futbollit rus, Andrey Arshavin flet për sulmuesin kuqezi, Mirlind Dakun

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm për zhvillimin e sportit te skuadra e Zenit St. Petersburgu dhe legjenda e futbollit rus, Andrey Arshavin, ka folur për dy sulmues në veçanti gjatë ditës së premte.

Njëri ndër sulmuesit e përmendur është edhe sulmuesi i kombëtares shqiptare dhe i Rubin Kazanit, Mirlind Daku.

Në një intervistë për mediumin rus “Sport-Express”, Arshavin, që vlerësohet futbollisti më i mirë rus i shekullit 21, ka thënë se do ta dëshironte Dakun në skuadër.

Ai ka bërë me dije se blerja e sulmuesit të Dynamo Moskës, Konstantin Tyukavin, është thuajse e pamundur, ndërsa më i lehtë do të ishte transferimi i Dakut.

“Tyukavin do të ishte ndihmë e madhe për Zenitin. Është thuajse e pamundur ta transferojmë atë nga Dynamo. Do të ishte më lehtë për Dakun, mendoj unë”, ka deklaruar Arshavin, duke dhënë sinjale se Daku mund të përfundojë te skuadra e njohur ruse.

Daku në këtë edicion të garave në kampionatin e Rusisë i ka nëntë gola në 17 ndeshje.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com