Liverpooli është rikthyer më në fund te fitoret në Premierligë.
“Reds” triumfuan thellë 4:1 ndaj Newcastle në kuadër të javës së 24-të në elitën e futbollit anglez.
Por, ishte Neëcastle që kaloi i pari në epërsi me Anthony Gordon që realizoi në minutën e 36-të të ndeshjes.
Hugo Ekitike me dy gola në dy minuta (41’, 43) përmbysën rezultatin dhe e dërguan Liverpoolin në avantazh në pushimin mes pjesëve.
Florian Wirtz shënoi për 3:1 në minutën e 67-të, kurse krejt në sekondat e fundit Konate realizoi për 4:1.
Me këtë fitore, Liverpooli shkon në kuotën e 39 pikëve në vendin e pestë.
Në anën tjetër, Newcastle mbetet me 33 pikë në vendin e 10-të.
Mgid