REAKSION/DEMANT I MINISTRISË SË ENERGJISË, MINIERAVE DHE BURIMEVE
MINERALE

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale i demanton në mënyrën më të
ashpër dhe të qartë pretendimet e pabazuara, manipuluese dhe qëllimisht të rreme të
LSDM-së, të cilat edhe një herë tregojnë se si opozitë nuk kanë as argumente dhe as
kredibilitet – por vetëm nevojë për të fshehur përgjegjësinë e tyre për kaosin financiar që
lanë pas, edhe në sektorin e energjetikës.
Referimi i ministres Sanja Bozhinovska për gjendjen e Buxhetit kishte të bënte
ekskluzivisht me mundësinë reale që shteti vetë të financojë një projekt të përmasave
dhe peshës si hidrocentrali “Çebren” – një investim me vlerë mbi një miliard euro. Me
këtë rast, ministrja theksoi qartë dhe me përgjegjësi se asnjë projekt, sado i
rëndësishëm të jetë, nuk guxon të nënkuptojë ndalimin e fondeve për shëndetësinë,
arsimin, infrastrukturën dhe investime të tjera kyçe publike.
Ne e themi publikisht se çfarë është financiarisht e mundur dhe çfarë do të ishte e
papërgjegjshme dhe e rrezikshme për shtetin. Kjo është dallimi mes politikës së
përgjegjshme dhe populizmit të rrezikshëm – një dallim që LSDM duket qartë se duhet
ta mësojë.

Fakti që sot pjesa kapitale e buxhetit është e kufizuar është pasojë e drejtpërdrejtë e
viteve të menaxhimit joekonomik, kaotik dhe të papërgjegjshëm, një periudhë gjatë së
cilës nuk u realizua asnjë projekt strategjik kapital, ndërsa shteti u ngarkua me borxhe
pa vizion të qartë dhe pa rezultate. Një buxhet i lëkundur dhe jofunksional, të cilin kjo
Qeveri tani po e stabilizon dhe po e vë në shërbim të projekteve reale, të matshme dhe
të realizueshme.
Është e qartë se LSDM-së i pengon vendosja e rendit dhe e sistemit. Ministria ka bërë
një kthesë thelbësore në sektorin energjetik, duke u mundësuar qindra kompanive
vendase dhe të huaja të investojnë në mënyrë transparente, ligjore dhe nën kushte të
barabarta – diçka që për vite me radhë ishte e bllokuar.
Pavarësisht sulmeve të ulëta, manipuluese dhe të pabazuara nga LSDM, Ministria e
Energjisë, Minierave dhe Burimve Minerale mbetet e përqendruar në realizimin e
projekteve kyçe për qytetarët, me planifikim të përgjegjshëm, disiplinë financiare dhe pa
rrezikuar stabilitetin e shtetit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com