Më 06.02.2026, në orën 11:25, në Sektorin e Punëve të Brendshme në Manastir, një grua 76-vjeçare nga ky qytet ka raportuar se është mashtruar nga një person i panjohur. Sipas dëshmisë së saj, një burrë e kishte kontaktuar përmes telefonit duke u prezantuar si mjek dhe e kishte njoftuar rrejshëm se mbesa e saj ishte lënduar rëndë në një aksident komunikacioni.

Për të “shpëtuar jetën” e mbesës, personi i kishte kërkuar një shumë të madhe parash.
​E shqetësuar nga lajmi, denoncuesja së bashku me bashkëshortin e saj kanë marrë 7000 euro dhe, sipas marrëveshjes me mashtruesin, ia kanë dorëzuar paratë një personi tjetër që po i priste pranë Sahat-Kullës në Manastir. Vetëm më vonë, gruaja ka kuptuar se kishte rënë pre e një mashtrimi dhe se mbesa e saj nuk ishte përfshirë në asnjë aksident. Policia po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e autorëve.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com