Këshilli i Prokurorëve Publikë i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e 37-të, në të cilën, sipas vendimit të miratuar, në rend dite janë paraparë disa pika, mes tyre edhe procesverbali i Komisionit për procedurën e sigurimit dhe garantimit të pavarësisë së prokurorëve publikë, i paraqitur nga prokurorja publike Lençe Ristovska.

Këshilli do të vendosë edhe për dy lëndë disiplinore, ndërsa pritet të miratohen edhe vendime për shpalljen e konkurseve për zgjedhjen e prokurorëve publikë në Prokuroritë Themelore Publike në Resnjë, Kriva Pallankë dhe Koçan.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume