Unë dua ta shpreh kënaqësinë time që sot, së bashku me kryetarin e komunës, përkatësisht me kryetarët e komunave, me njerëzit nga ndërmarrjet publike të Qytetit të Shkupit, por edhe me qytetarë të tjerë, po fillojmë një projekt që do të ketë shumë rëndësi për qytetarët e Shkupit dhe do të shtojë vlerë në cilësinë e jetës së tyre.

Nuk kam çfarë të shtojë më shumë në lidhje me karakteristikat teknike, as ta analizoj projektin nga aspekti teknik, por e di se ky projekt me siguri do ta lehtësojë lëvizjen në qendrën e qytetit.

Plani është ambicioz që ky projekt të përfundojë plotësisht brenda këtij mandati, po aq ambicioz është edhe plani që kjo pjesë të përfundojë brenda 90 ditëve. Megjithatë, jam i sigurt se, duke pasur parasysh se kemi një kryetar komune ambicioz dhe kryetarë komunash ambiciozë, e gjithë kjo do të përfundojë dhe qytetarët e Shkupit do të mund të lëvizin në këtë rrugë shumë shpejt, përkatësisht brenda afateve të përmendura.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com