Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, paralajmëroi se në periudhën në vijim pritet rekonstruksion i një pjese të resorëve brenda kabinetit qeveritar, ndërsa ndryshime të mundshme mund të ketë edhe në disa institucione shtetërore.
Sipas Mickoskit, procesi i riekipimit të strukturave do të zhvillohet gradualisht, ndërsa rekonstruksioni i Qeverisë pritet të realizohet gjatë muajit maj, ose më së voni deri në qershor.
Ai theksoi se deri më tani nuk është bërë një analizë e detajuar për performancën e resorëve, por një vlerësim i tillë do të realizohet në periudhën që vjen dhe mbi atë bazë do të merren vendimet për ndryshime.
Mickoski shtoi se qëllimi i këtij procesi është rritja e efikasitetit dhe funksionalitetit të Qeverisë, në përputhje me prioritetet politike dhe nevojat e qytetarëve.