Qeveria është e përqendruar plotësisht në realizimin e Agjendës së Reformave dhe vendosjen e rendit në shtet, ndërsa këtë vit nuk do të ketë zgjedhje, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski në takimin e sotëm me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Mickoski informoi se ekzekutivi do të nisë një cikël të rregullt bisedimesh dhe brifingjesh me ambasadorët rezidentë të BE-së në vend, me qëllim që të prezantojë më në detaje aktivitetet e qeverisë në kuadër të Agjendës së Reformave.

Ai theksoi se një pjesë e reformave tashmë janë duke u realizuar, ndërsa disa, për arsye objektive, nuk do të mund të zbatohen sipas dinamikës së parashikuar, për çka është informuar edhe komuniteti ndërkombëtar. “Ajo që mundemi ta realizojmë – do ta realizojmë. Për atë që nuk mundemi, do të japim hapur dhe sinqerisht argumentet pse nuk mundemi. Nuk duam të jemi qeveri që një gjë e premton para bashkësisë ndërkombëtare, e tjetër bën pas perdeve”, tha Mickoski.

Kryeministri sqaroi se ritmi i reformave ishte ngadalësuar për shkak të zgjedhjeve lokale dhe kufizimeve ligjore, por menjëherë pas përfundimit të tyre, nga nëntori, procesi është intensifikuar.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com