Nafie Selmani

Që në fillim të mandatit të tij, Denion Meidani u angazhua hapur për mirëqenien politike dhe institucionale të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Në disa raste konkrete ai ka reaguar dhe ka marrë rol aktiv si rasti i fëmijëve të Nerashtit, çështja e Bibliotekës në Manastir, e shumë problematika të tjera që prekin drejtpërdrejt dinjitetin dhe të drejtat e shqiptarëve.

Dje, ai ia dha vulën këtij angazhimi dinjitoz duke u rreshtuar hapur dhe pa ekuivok në krah të studentëve të Tetovës, në mbështetje të së drejtës së tyre të padiskutueshme që provimi i jurisprudencës të mbahet në gjuhën shqipe. Meidani foli shqip, qartë dhe publikisht, duke artikuluar dhe përkrah një kërkesë që buron nga Kushtetuta, nga ligji dhe nga parimet elementare të barazisë.

Në anën tjetër, përfaqësuesit politikë të VLEN-it zgjodhën heshtjen. Heshtën aty ku duhej zë, guxim dhe përgjegjësi institucionale.

E ndërkohë sot, për më keq, një eksponent i VLEN-it, ish-kryetar i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, për dështimin e tyre dyvjeçar si qeveritarë dhe provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe për studentët shqiptarë, sërish e paska gjetur fajin në BDI, dhe vrerin për dështimin e tyre e paska zbraz në Fejsbuk, në hapësirën që u takon qytetarëve, jo pushtetarëve. Kjo më po i kalon të gjitha vijat e mirëkuptimit.

Zeqirija, ti dhe shokët tuaj erdhët në pushtet me premtimin për ndryshim. Ne ju besuam. Ne ju votuam pikërisht mbi këtë premtim. Ndaj, mos e relativizoni përgjegjësinë tuaj duke ia adresuar dështimet dikujt tjetër.

Nëse nuk keni guxim të flisni me gjuhën e studentëve aty ku merret vendimi, atëherë mos u përpiqni të mbuloni dështimin tuaj me statuse në Fejsbuk dhe akuza të përsëritura si papagaj, BDI, BDI, BDI… Të paktën, heshtni.

Heshtni se e latë namin. Na keni bërë të pendohemi deri në fund të botës që ju besuam, ju votuam dhe shpresuam se do jeni ndryshe e do ta mbani premtimin për ndryshiumin e madh, dhe nuk do jeni një kopje shumë më e keqe e të kaluarës.

Heshtni, në paçi pak rahmet, se na çmendët!

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com