Pa dorashka

VREDI është subjekti i stisur dhe i sajuar nga zyrat e VMRO-së, që doli në skenë para me shumë se dy vitesh si bashkim i të pakënaqurve nga parti të ndryshme siç janë: ish integristët, ish pseudo nacionalistë, ithtarë të lëvizjes xhonturkë, qylaxhinj të rastit dhe profiter të lëvizjeve të çastit.

Ky subjekt politik vepron si degë e VMRO-së, ku të gjithë jemi dëshmitarë sesi VREDI kontribuoi për t’i fituar komunat e paracaktuar nga kryekomiti Micko, si Bervenica Kërçova dhe Struga iu falen komitëve të VMRO-së.

Kjo logo u bë simbol i ndryshimit para dy vitesh, se gjoja me ndryshimin që do të vinte shqiptarët do ta shihnin vërtet ndryshimin, ku brenda 6 muajve me ta në qeverinë e koalicionit do të ndodhnin ndryshimet kushtetuese, si hap i madh për vazhdimin e negociatave me BE-në dhe heqjen e nofkës së 20% për gjuhën shqipe, duke e zevendësuar në kushtetutë me gjuha shqipe.

Por, kaluan muaj dhe po bëhen gati dy vjet të bashkëqeverisjes së qullashëve vredistë në qeverisjen e koalicionit dhe ndryshimi nuk duket gjëkundi.

Së fundmi despoti Micko ia ka bërë të qartë lepurushëve të tij vredistë se s’ka ndryshime kushtetuese pa marrë garanci të forta për idetintetin e tij kombëtar gjuhesor nga ana e BE-së!

Ndërsa këta humbamenot e ndryshimit që nuk erdhi kurrë flasin përçart për ndryshime kozmetike, nuk guxojnë t’i thonë kryekomitit Micko, se po atë
identitet që ia mohon Bullgaria maqedonasve të tu, ti po na mohon ne, duke e mbajtur në kushtetutë nofkën e përdhosjes së identitetit tone si 20% dhe jo si gjuhë shqipe.

A mjafton një mandat për karabushët e VREDI-t për ta bindur “gospodarin” e tyre Micko, për t’i bërë ndryshimet kushtetuese apo i duhet edhe një mandat i dytë për t’i gënjyer “delet” e tyre arrakate se ndryshimi do të vijë në mandatin e dytë, pasi në të parin nuk ndodhi për shkak të vetos bullgare?

Dhe kështu të vazhdoj avazi i kësaj bande rrufjanesh që pikësynim kanë leverditë financiare të pushtetit dhe jo ndryshimin e premtuar prej vitesh.

Derisa “delet shqiptare” do mendojnë se me VREDI-n do të vijë ndryshimi për shqiptarët me këtë qeveri të koalicionit, në vend të ndryshimit ata do vazhdojnë t’i nanurisin militantët e tyre me dëlnga të ndryshimit që nuk ka për të ardhur kurrë.

Medai Shaholli

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com