Kohët e fundit, një fluks i stilit kinez po përhapet ne median sociale globale. Pirja e ujit të ngrohtë, ushtrimi i kungfusë, veshja e kostumeve tradicionale kineze hanfu: me këto mënyra, përdoruesit e huaj të medias sociale kanë provuar me radhë jetën e përditshme të kinezëve. “Koha e vërtetë kineze” është bërë një shprehje e njohur në internet.
Krahas stilit të jetës, vitet e fundit edhe produktet kulturore kineze, si filmat, lojërat, lodrat etj., janë mirëpritur jashtë Kinës. Kukulla kineze Labubu është bërë popullore në gjithë botën, ndërsa numri i dyqaneve të pijes kineze “MIXUE Akullore & Çaj” jashtë vendit ka arritur mbi 4700. Heqja e vizave për më shumë se 50 vende ka promovuar fluksin e vizitave dhe të blerjeve në Kinë. Një Kinë e hapur, e besueshme dhe e dashur po i paraqitet botës.


