Pothuajse dy javë pasi autoritetet e shpallën në kërkim, Gervonta Davis u ndalua nga forcat e rendit në Miami.

Ai akuzohet për agresion fizik, ndalim të paligjshëm dhe tentativë rrëmbimi, lidhur me një incident të supozuar dhune ndaj ish-partneres së tij.

Arrestimi u krye pas një operacioni vëzhgimi që u zhvillua për disa ditë në tre qarqe të ndryshme.

Autoritetet bënë të ditur se boksieri u arrestua pa rezistencë në Distriktin e Dizajnit të Majamit.

Akuzat janë ngritur nga ish-partnerja e tij, Courtney Rossel, e cila pretendon se Davis e ka sulmuar fizikisht, e ka privuar nga liria, ka tentuar ta rrëmbejë dhe i ka shkaktuar qëllimisht stres emocional.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 27 tetor, kur boksieri nga Baltimore thuhet se e ka sulmuar Rossel në vendin e saj të punës, pasi e kishte kërcënuar me vdekje, përcjell Balkanweb.

Në një konferencë për shtyp më 14 janar, policia e Majamit e cilësoi rastin si incident dhune në familje dhe deklaroi se hetuesit po bashkëpunonin ngushtë me autoritetet federale për lokalizimin dhe arrestimin e Davisit.

Si pasojë e këtyre akuzave, Shoqata Botërore e Boksit (WBA) e ka shpallur së fundmi Davisin kampion në pushim, duke ia hequr titullin e kampionit në peshën e lehtë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com