Përbërja e re e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së do t’i sjellë fitoret në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, presidenciale dhe lokale, shkroi në profilin e tij në Fejsbuk zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

Pas zgjedhjes së mbrëmshme të Komitetit Ekzekutiv të partisë, Nikolloski u falënderua për besimin të cilin ja dha kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

“Për VMRO-DPMNE-në që fiton dhe ndryshon Maqedoninë! Një përbërje e re e Komitetit Ekzekutiv të partisë që do të sjellë fitore në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, presidenciale dhe lokale. Faleminderit për besimin dhe nderin, kryetar Hristijan Mickoski , bashkëpunim dhe miqësi që sjellin punë të palodhur ditë e natë për ndryshime dhe një jetë më të mirë në Maqedoni”, thekson Nikolloski në njoftim.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com