Kështu publiku e gjenë veten në një rreth vicioz ku vëmendja e tyre shpesh dominohet nga të dobëtit dhe arrogantet, që veti i thonë politikan.Këta nuk e kan logjikën e të përulurit para publikut, duke e dërguar shoqërinë në dobësi kolektive .Kosovës nuk i duhet arroganca dhe monstruoziteti , por i duhet përulësia para qytetarëve.Ky virtyt mungon të politikanët , të cilët më shumë po interesohen për realizmin e interesave të tyre, duke shfrytëzuar postet e larta politike –pushtetare.
Skënder MULLIQI
Në vendët e zhvilluara top emisioni i lajmeve fillohet më diqka nga jeta ,që të ne nuk preferohet fare.Në logjikën ballkanike dominon bota e politikës para problemeve reale të jetës.Kjo të ne është mellagomani sa e tepruar po aq edhe e quditshme .Sa më arrogantë të jenë politikanët , aq më të rëndësishem bëhën për mediat!Dhe , duhet të jetë e kundërta , sepse detyra e mediave dhe gazetarëve është të jenë në shërbim të së vërtetës, domëthënë të mbrojnë interesat e publikut.Mendjemadhësia dhe arroganca politike e ka dominuar hapësirën publike për 26 vite të shtegtimit në liri.Politikanët e dobët i ikin përgjegjesisë , që kërkon profesioni i politikës duke u marrë më gjera sporadike, të cilat nuk janë në interesin e qytetarëve.Më mirë më thënë së më shumë kan punuar për vete, se sa për shtetin dhe mirëqenjën e qytetarëve për çka edhe gjenden aty.Një detyrë duhet të jetë në shërbim të vertetës, e jo të rrenave dhe manipulimeve, të cilat na shkaktuan dëme të mëdha shoqërore dhe politike. Sa më i dobët të jetë një politikan , aq më shumë bëhët i rendësishem për mediat.Këta më deklaratat e tyre të zbukuruara po përpiqën të bëhën njerëz të autoritetshem , e që në fakt nuk janë.Imazhi i një politikani apo analisti politikë dhe të tjerëve , krijohët më punë të ndershme , më punë që i avansojnë të gjitha proceset.Përditë po ndëgjojmë ne mediat elektronike retorika pa asnjë përmbajtje dhe për asnjë interes për publikun e gjerë.Sa më të dobët të jenë politikanët dhe shumica prej tyre janë të dobët, aq më shumë këmbëngulin të jenë prezent në emisone të caktuara , se zatën edhe ata që i ftojnë në debate publike janë të dobët .Kështu publiku e gjenë veten në një rreth vicioz ku vëmendja e tyre shpesh dominohet nga të dobëtit dhe arrogantet, që veti i thonë politikan.Këta nuk e kan logjikën e të përulurit para publikut, duke e dërguar shoqërinë në dobësi kolektive .Kosovës nuk i duhet arroganca dhe monstruoziteti , por i duhet përulësia para qytetarëve.Ky virtyt mungon të politikanët , të cilët më shumë po interesohen për realizmin e interesave të tyre, duke shfrytëzuar postet e larta politike –pushtetare.Mendojnë se veshja më garderoba të shtrejta i bënë burra në kuptimin e plotë të fjalës, dhe i bën edhe të menqur!Shumë prej tyre janë të shqetësuar për veten e tyre , se sa janë të shqetësuar për fatin e shtetit dhe të kombit .Nuk po mendojnë se nuk kanë dije , së mund të na fundosin në baltën e pa fund.Prandaj, është e nevojshme të rikthehet virtyti i përulësisë në politikë, sepse shumë po na mungon. Rruga drejt përulësisë është e vështirë, por nuk do t’i mohohet askujt që e kërkon vërtetë…