Një 32-vjeçar nga Ohri është ndaluar në trafik duke drejtuar automjetin, ndonëse kishte ndalim për vozitje.
Më 02.02.2026, rreth orës 21:25, në rrugën “Stiv Naumov” në Ohër, policia ka ndaluar një automjet të tipit “Volkswagen”, me targa të Ohrit, të drejtuar nga P.S. (32) nga Ohri, raporton Tetovasot.
Gjatë kontrollit është konstatuar se ndaj tij ishte shqiptuar masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të automjetit të kategorisë B për tre muaj. Me udhëzim të prokurorit publik, automjeti dhe dokumentet e shoferit janë sekuestruar dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Mgid