Të paktën dy persona u arrestuan dhe u dërguan në burg ditën e djeshme në Torino, pas përleshjeve të dhunshme që shpërthyen gjatë një demonstratë pro-Askatasuna.

Ndërkohë, rreth dhjetë persona të tjerë u shoqëruan në komisariat për t’u marrë në pyetje nga autoritetet, raporton agjencia italiane e lajmeve Ansa.
Sipas raportimeve zyrtare, mbi 100 forca të rendit mbetën të plagosura gjatë përplasjeve. Mes tyre janë 96 efektivë policie, shtatë ushtarë të Guardia di Finanza dhe pesë karabinierë. Një nga të arrestuarit raportohet të jetë një i ri banues në kryeqytetin e Piemontes.

Ngjarjet janë cilësuar nga mediat italiane si “luftë guerile urbane”, ndërsa reagimet politike kanë qenë të ashpra. Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Brendshëm, Matteo Piantedosi. Ky i fundit deklaroi se “e majta po i mbulon autorët e dhunës”. Ndërkohë, ministri i Jashtëm Antonio Tajani i dënoi ashpër incidentet, ndërsa Matteo Salvini i quajti protestuesit e dhunshëm “kriminelë”.

Kryeministrja Giorgia Meloni vizitoi mëngjesin e sotëm Spitalin “Le Molinette” në Torino, ku po trajtohet një oficer 29-vjeçar i njësisë mobile të Padovës, si dhe një tjetër punonjës i forcave të rendit. Vizita e saj zgjati rreth dhjetë minuta.

La presidente del Consiglio, Giorgia Meloni, visita gli agenti di polizia feriti durante il corteo contro lo sgombero del centro sociale Askatasuna, presso l’ospedale Le Molinette, Torino, 01 febbraio 2026. ANSA/TINO ROMANO

Në një postim në rrjetet sociale, Meloni bëri të ditur se ka thirrur një takim urgjent për mëngjesin e nesërm, për të diskutuar kërcënimet e fundit ndaj rendit publik dhe për të vlerësuar masa të reja sigurie. “Do të bëjmë gjithçka është e nevojshme për të rivendosur rendin në këtë vend”, shkroi kryeministrja, duke shprehur solidaritetin e saj me oficerët e plagosur “në emër të gjithë Italisë”.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com