Mbrëmë, pas shumë fishekzjarreve të lansuara nga ana Bilit të BESË-s së pabesë, për shfaqje të patriotizmit të rrejshëm dhe si lider vendimmarrës, me këtë rast despoti Micko, i tregoi muskujt ndaj servilëve vredistë, ku ka plandosur keq për toke Bilin e besëprerëve, i cili disa orë më parë u kapërdis si kapo i vlenushkave në TV 21, se do ta shkarkonte renegatin Limani nga Lëvizja xhonturke BESA dhe nga posti i ministrit, por nuk e bëri dot pasi ky i fundit është në mbrojtje të kryekomitit Micko.
Në mbledhejn e mbrëmshme Lëvizja xhonturke BESA u shpërnda më urdhër të kryekomitit Micko, si një përgatitje për t’u bërë një subjekt i unifikuar politik me emrin e njohur VREDI, si degë e VMRO-së.
Kështu që Bili karafili, i shkeli premtimet për ta përjashtuar dezertor Limanin nga radhët e Lëvizja xhonturke dhe as nuk kërkoi shkarkimin e tij si ministër i padëshiruar nga Bili, por e shkarkoi kryesinë e të pabesëve sipas porosisë së despoti të tij.
Ndërhyrja e ashpër e despotit Micko mbi xhonturkun e vockël Bili, i cili u pendua për fjalët e mëdha pa mbulesë ndaj “lartmadhërisë” së tij Micko, bëri që Bili të tërhiqet nga zotimet dhe premtimet e thata që i bën si zakonisht për kredi politike.
Tani e tutje Lëvizja xhonturke VREDI (brenda klanit Bili-Azizi )do të veprojë si degë e VMRO-së, qoftë si kryetar dege me Bilin apo Izetin, ata do t’i quraviten despotit të tyre Micko sa herë që të jetë nevoja për një çik para dhe një çik pushtet.
Medai Shaholli
