Prokuroria e Stambollit ka kërkuar një dënim prej 15 deri 20 vjetësh për katër të dyshuar, përfshirë edhe ish-kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoğlu, në kuadër të një hetimi për veprën penale të “spiunazhit politik”.

Sipas aktakuzës, veprat penale supozohet të jenë kryer gjatë periudhës 2019–2025 dhe përfshijnë jo vetëm Imamoğlun, i cili u përjashtua nga detyra pas arrestimit, por edhe Hüseyin Gün, Nejati Özkan dhe Merdan Yandadaş.

Rasti lidhet me një hetim më të gjerë kundër Imamoğlut për “krijimin e një organizate kriminale me qëllim përfitimin financiar”, ku u ngritën akuzat edhe për spiunazh politik. Aktakuza është dërguar në Gjykatën e 25-të Penale të Stambollit për shqyrtim.

Aktakuza e dorëzuar nga Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit përbëhet nga 160 faqe, duke përshkruar një rrjet ndërkombëtar dixhital që supozohet se ka shfrytëzuar bazën e të dhënave të Bashkisë së Stambollit për aktivitete spiunazhi politik dhe manipulim të proceseve zgjedhore.

Ish-kryebashkiaku Imamoğlu përballet me këtë akuzë të re për “spiunazh politik” që nga vjeshta e vitit 2025. Sipas hetimeve të prokurorisë, grupi i tij zgjedhor lidhet me një biznesmen që ka bashkëpunuar me shërbimet britanike të inteligjencës për mbledhjen dhe shpërndarjen e të dhënave personale të votuesve dhe informacioneve zgjedhore, përmes aplikacioneve të bashkisë, me qëllim sigurimin e mbështetjes ndërkombëtare për kandidaturën e tij presidenciale.

Imamoğlu, i cili ndodhet në burg nga marsi i vitit 2025 për akuza të lidhura me “korrupsion” dhe fyerje ndaj prokurorit”, mohon të gjitha akuzat, duke i cilësuar ato të motivuara politikisht.

Gjykimi për 142 akuzat, përfshirë edhe spiunazhin, është caktuar për 9 mars 2026, me prokurorinë që kërkon dënime të larta.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com