Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës gjatë protestës që po mbahet sot në Prishtinë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Pas arrestimit, kanë reaguar të revoltuar edhe disa qytetarë të pranishëm në protestë, të cilët kanë tentuar ta ndalojnë veprimin e policisë.

Jozyrtarisht besohet se arrestimi ka ndodhur pasi personi në fjalë ka hedhur mjet piroteknik. Kjo, megjithatë, mbetet për t’u konfirmuar. /Klankosova.tv

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume