Zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Çështje Evropiane, z. Bekim Sali, realizoi në Bruksel një takim zyrtar me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerim të Bashkimit Evropian, z. Gert Jan Koopman.

Gjatë takimit u diskutua mbi zbatimin e Agjendës së Reformave dhe Planit të Rritjes, progresin e arritur në fushën e digjitalizimit, si dhe reformat kyçe në kuadër të procesit të integrimit evropian. U theksuan përfitimet konkrete për qytetarët dhe komunitetin e biznesit, përfshirë anëtarësimin në Zonën e Vetme Evropiane të
Pagesave (SEPA), si dhe avancimin e iniciativave digjitale, përfshirë projektin WiFi4WB.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen gjithashtu mendime mbi kërkesën e tretë për lirimin e fondeve në kuadër të Agjendës së Reformave, ecurinë e zbatimit të udhërrëfyesve reformues, si dhe sfidat aktuale lidhur me Sistemin e Hyrje/Daljes dhe politikat tregtare të Bashkimit Evropian. Në këtë kontekst, u nënvizua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe koordinimit efektiv ndërinstitucional për realizimin me sukses të objektivave të përbashkëta.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com