Avokati Arianit Koci është ndaluar për rreth 20 minuta nga autoritetet e Serbisë në pikën kufitare në Merdare, për atë që është cilësuar si “verifikim shtesë”.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Koci, i cili kishte qëndruar në Beograd në cilësinë e avokatit të ish-ushtarit të UÇK-së, Mit’hat Lozhani.

“Është hera e parë që ma bënë një gjë të tillë. Këtë po e shoh si sinjal”, ka deklaruar Koci.

Një ditë më parë, nga Beogradi, ai kishte paralajmëruar se rasti i Lozhanit po merr drejtim që, sipas tij, kërkon reagim të menjëhershëm.

Ish-ushtari i UÇK-së, Mit’hat Lozhani, u arrestua të enjten, më 5 shkurt, gjatë kalimit transit në territorin e Serbisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume