Shtatë shtetas të huaj janë ndaluar gjatë tentimit për dalje të paligjshme nga shteti.
Më 03.02.2026, rreth orës 02:00, në afërsi të Pikës Kufitare Bogorodicë, nëpunës policorë kanë privuar nga liria shtatë shtetas të huaj – pesë nga Pakistani dhe dy nga India, raporton Tetovasot.
Pas verifikimeve në evidencat operative është konstatuar se ata më herët kishin hyrë në shtet përmes Aeroportit Ndërkombëtar Shkup. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet kallëzim përkatës.
Mgid