Një stuhi e fuqishme dimërore ka detyruar mbylljen e shkollave dhe pezullimin e shërbimeve të transportit në pjesën Veri-Lindore të SHBA-së, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për borë të dendur, erëra të forta dhe udhëtim të rrezikshëm.

New York-u ka shpallur gjendjen e emergjencës dhe ka mbyllur të gjitha shkollat publike, ndërsa zyrtarët kërkojnë që banorët të qëndrojnë në shtëpi.

Kryebashkiaku Zohran Mamdani urdhëroi largimin e automjeteve nga rrugët për të lehtësuar pastrimin e borës dhe punën e ekipeve emergjente.

Guvernatorja e New York, Kathy Hochul, aktivizoi 100 anëtarë të Gardës Kombëtare për të ndihmuar në zonat më të prekura, ndërsa në Massachusetts dhe New Jersey u shpallën emergjenca rajonale, transmeton Klankosova.tv

Mbi 5,000 fluturime u anuluan për të hënën, ndërsa NJ TRANSIT ndaloi shërbimet e autobusëve dhe trenave.

Edhe shërbimet publike në Rhode Island janë pezulluar derisa moti të përmirësohet.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume