Pesëdhjetë e nëntë vjeçari Ryan Routh është dënuar me burgim të përjetshëm për tentativën e vrasjes së Donald Trump në një fushë golfi në Florida, ngjarje e ndodhur vetëm pak javë para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.

Pasi juria e shpalli fajtor për pesë vepra penale në një proces ku ai u mbrojt vetë, Routh tentoi të vetëvritej duke shpuar qafën me një stilolaps, por u ndalua menjëherë nga siguria e gjykatës.

Gjatë dhënies së dënimit, gjyqtarja Aileen Cannon theksoi se Routh nuk ka shprehur asnjë pendim dhe se krimi i tij meritonte dënimin maksimal, pasi ai kishte planifikuar të eliminonte një kandidat presidencial dhe ishte i gatshëm të vriste këdo që do t’i dilte rrugës.

Kujtojmë se sulmuesi u pikas nga Shërbimi Sekret ndërsa tyta e pushkës së tij dilte nga shkurret e fushës së golfit, duke çuar në arrestimin e tij pas një tentative të dështuar për t’u arratisur. Ky dënim vjen si një mesazh i fortë i drejtësisë amerikane, vetëm dy muaj pas atentatit tjetër ndaj Trumpit në Pensilvani.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com