Tre persona të lënduar rëndë në tri aksidente rrugore në Manastir, në rrethinë të Prilepit dhe në Radovish
Më 01.02.2026 në orën 04:28, në SPB Manastir u njoftua se në rrugën “Partizanska” në Manastir, një automjet udhëtarësh “Mercedes” me targa bullgare, i drejtuar nga B.K. (44) nga Shkupi, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në dru. B.K. u dërgua në Spitalin Klinik të Manastirit, ku iu konstatuan lëndime të rënda trupore. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu ekipi i këqyrjes nga SPB Manastir.
Më 31.01.2026 në orën 11:10, në NJPB Prilep u njoftua se në rrugën Prilep–Manastir, afër f. Galiçan, rrethina e Prilepit, ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet automjetit të udhëtarëve “Seat” me targa të Manastirit, i drejtuar nga J.J. (31) nga Manastiri, automjetit të udhëtarëve “Opel” me targa të Manastirit, i drejtuar nga S.T. (38) nga f. Orizarë e Epërme, rrethina e Manastirit, automjetit të udhëtarëve “Reno” me targa të Manastirit, i drejtuar nga L.M. (18) nga f. Kërklinë, rrethina e Manastirit dhe automjetit të udhëtarëve “Fiat” me targa të Prilepit, i drejtuar nga D.I. (40) nga Prilepi. Nga kasidenti, J.J. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit në Prilep. Është bërë këqyrje e vendit të ngjarjes nga një ekip i NJPB Prilep.
Më 31.01.2026 në orën 14:30, në Stacionin Policor Radovish u njoftua se në rrugën rajonale R2431 nga mali Pllaçkovicë për në Radovish, me një mjet – qerre, e ngarkuar me dru për ngrohje që janë prerë në mënyrë të paligjshme, kishte dalë jashtë rrugës. Me këtë rast, lëndime të rënda trupore ka pësuar Xh.B. (23) nga Radovishi, të cilat u konstatuan në Qendrën Mjekësore të Shtipit. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu një ekip i NJPB Radovish. A.B. (45) dhe K.B., të cilët po ashtu udhëtonin me qerre , janë larguar nga vendi i ngjarjes me qerren, por pas masave të marra nga nëpunësit policorë, qerrja dhe drutë u gjetën dhe iu dorëzuan Policisë Pyjore – Radovish.