Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dukej pothuajse i sigurt se do të shkonte në Parajsë, duke folur në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve në Uashington.
Në fillim të fjalimit të tij, Trump iu referua shakave të tij të së kaluarës rreth mos shkuarjes në Parajsë, duke kritikuar gazetarët të cilët, tha ai, i kishin mbuluar seriozisht ato komente në atë kohë.
“Kur thashë herën e kaluar se nuk do të shkoja kurrë në parajsë, po bëja shaka. Por kur e mendoj vërtet, ndoshta duhet të shkoj në parajsë. Nuk jam kandidat i përkryer, por kam bërë shumë gjëra të mira për njerëz të përkryer”, tha Trump.
Mgid