Policia e Beratit këtë të enjte ka proceduar penalisht një 39-vjeçar pasi u kap me ora dore të kontrabanduara dhe i shiste pa kupon tatimor.

Sipas raportimeve nga policia, rasti u zbulua në lagjen “10 Korriku”, ku gjatë kontrollit u gjetën 191 ora dore, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Si rezultat i kontrolleve në subjekte në të gjithë territorin e qarkut, me objektiv konstatimin e rasteve të ushtrimit të veprimtarive ekonomike, në informalitet dhe/ose me produkte të kontrabanduara, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare zbuluan një subjekt në lagjen “10 korriku”, në këto paligjshmëri.

Për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. D., 39 vjeç.

Nga kontrolli në subjektin e tij, u gjetën 191 ora dore, imitime të markave të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat shiteshin edhe online.

Shtetasi nuk kishte fatura blerjeje për mallrat dhe as nuk lëshonte kuponë tatimor kur i shiste. Kontrollet kundër paligjshmërive në fushën ekonomike, vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com