Biznesmeni i njohur kosovar Hazbi Hasani, një nga pionierët e tregtisë private në vend, ka ndërruar jetë.

Varrimi i të ndjerit do të mbahet sot në orën 15:30 në varrezat e qytetit në Arbëri (Dragodan), në Prishtinë.
Hazbi Hasani ishte pronar i kompanisë “Oaza” dhe aksionar në Prishtina Mall, një nga qendrat tregtare më të mëdha në Kosovë.

Përmes angazhimit të tij ndër vite, ai dha një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e sektorit të tregtisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

I ndjeri Hasani njihej si një nga tregtarët e parë që hapi tregje private në Kosovë para luftës, duke qenë pjesë e gjeneratës së parë të sipërmarrësve që hodhën themelet e biznesit privat në vend.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume