Nga nga partia më e madhe në pushtet VMRO-DPMNE sot përmes një kumtese thonë se LSDM dhe Venko Filipçe kanë treguar edhe një herë “standardet e tyre të dyfishta”, këtë herë me projektin “Safe City”.
Nga atje thonë se deputetët e LSDM -së në Parlament kanë votuar kundër ligjeve që mundësojnë zbatimin e projektit, i cili garanton sigurinë në komunikacion, ndërkohë që publikisht deklarojnë se ata që ngasin pa leje drejtimi duhet të ndëshkohen. VMRO-DPMNE thekson se opinioni ka qenë dëshmitar i rasteve kur aktivistë të LSDM -së, të lidhur me ish-ministrin Oliver Spasovski, kanë vozitur pa leje drejtimi dhe madje janë kërcënuar me dhunë ndaj policisë. “Ky mënyrë i dhunshëm i protestës nuk është akt demokratik dhe ne e dënojmë ashpër. Nga ana tjetër, LSDM dhe Filipçe në Parlament votuan kundër projektit që garanton sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion, zbulon shkelësit e ligjit dhe detekton ata që ngasin pa leje drejtimi apo me automjete të paregjistruara”, thuhet në kumtesë.
VMRO-DPMNE shton se gjatë periudhës kur LSDM ishte në pushtet dhe Filipçe e Spasovski ministra, nuk është realizuar asnjë projekt sistemik e digjital për kontrollin dhe sigurinë në komunikacion. “Tani, kur më në fund po futet një sistem që sjell rend dhe siguri, LSDM dhe Filipçe votojnë kundër, ndërkohë që në mënyrë hipokrite thonë se janë kundër vozitjes pa leje drejtimi. Kjo tregon kontradiktat, hipokrizinë dhe standardet e dyfishta të LSDM -së dhe Filipçes”, thonë mes tjerash nga VMRO-DPMNE.