Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, zhvilloi një takim pune në Komunën e Haraçinës, ku u prit nga kryetari i komunës Daut Beqiri, kryetarja e Këshillit Komunal Rita Sinani Halimi dhe zëvendësdrejtori i Agjencisë së Mërgatës, Fatlum Jusufi.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit u fokusuan në nevojat e fermerëve të zonës dhe në mënyrat për të afruar më shumë institucionet pranë bujqve, me qëllim krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e bujqësisë lokale.

Një nga temat kryesore të diskutimit ishte edhe mundësia për hapjen e një zyre rajonale të Bujqësisë në këtë komunë, si një kërkesë konkrete që do të lehtësonte komunikimin dhe ofrimin e shërbimeve për fermerët. Sipas palëve, kjo çështje kërkon koordinim institucional dhe angazhim të përbashkët.

Zëvendësministri Hoxha vlerësoi gjithashtu angazhimin e kryetarit të Komunës së Haraçinës në fillim të mandatit të tij, duke theksuar se energjia dhe vizioni për zhvillimin e komunës krijojnë bazë të mirë për bashkëpunim në të ardhmen.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume