Arbër Ademi nga Bashkimi Demokratik për Integrim, ka deklaruar se ish zv.kryeministri, Artan Grubi është i pafajshëm, derisa nuk vërtetohet fajësia ndaj tij për veprën për të cilën akuzohet.

“Jo vetëm Bashkimi Demokratik për Integrim, por vetë rendi juridik i vendit e konsideron të pafajshëm, për shkak se prezumimi i pafajsisë është një nga principet kryesore jo vetëm në systemin tonë të drejtësisë, por në të gjitha sistemet bashkëkohore që do të thotë se çdo kush konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia nuk vërtetohet”, tha Ademi, në podcastin “Rishtazi”, të gazetës KOHA.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume