“Sot, së bashku me bashkëpunëtorë dhe bashkëveprimtarë, bëmë homazhe te varrezat e dëshmorëve në fshatin Prilep të Deçanit, një vend që mbart kujtesë, sakrificë dhe dinjitet kombëtar.

Pikërisht këtu prehet edhe Shpend Mazrekaj, ushtarak shqiptar nga Prilepi i Deçanit, dëshmor i luftës në Maqedoni. Ai mbetet dëshmori i parë i rënë nga viset shqiptare jashtë Maqedonisë, duke simbolizuar unitetin e idealit tonë kombëtar për liri dhe barazi.

Nderimi për dëshmorët nuk është vetëm kujtesë për të kaluarën, por edhe përgjegjësi për të ardhmen. Sakrifica e tyre na obligon të vazhdojmë rrugën me përkushtim, duke ruajtur vlerat për të cilat ata dhanë gjithçka” ka shkruar Ali Ahmeti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume