Tetovë – Më 11.03.2026 rreth orës 19:55 pranë mbikalimit të Treboshit në Tetovë, një veturë “Opel” me targa të Gostivarit e drejtuar nga M.Xh. (48) nga fshati Vrapçishtë ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti me lëndime të rënda kanë mbetur dy pasagjere, H.Xh. (69) dhe L.Xh. (48), ndërsa lëndime ka pësuar edhe shoferi. Të lënduarit janë trajtuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga ekipi hetimor i policisë.

Rasti është publikuar edhe nga TetovaSot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume